Java evropiane e testit HIV, testime falas në Maqedoni

Rreth gjysma e njerëzve në Evropë që jetojnë me HIV virusin janë në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, thonë nga OJQ HERA. Në Maqedoni, edhe pse vitet e fundit numri i HIV testeve është rritur, megjithatë është ende i vogël, sepse shumë rrallë qytetarët vendosin vullnetarisht të bëjnë një test HIV-i. Nga HERA apelojnë që qytetarët të bëjnë teste, sepse sa më herët që zbulohet HIV-i, aq më të mëdha janë shanset për një jetë më cilësore.

“Tek personat ku HIV-i është diagnostikuar me vonesë, kanë mundësi më të mëdha të paraqiten komplikime shëndetësore, nga ana tjetër tek njerëzit që HIV-i është diagnostikuar herët dhe me kohë është filluar terapi anti retrovirusale kanë mundësi të udhëheqin një jetë të gjatë dhe cilësore me çka mundësitë e bartjes së infeksionit HIV zvogëlohen më tej në mënyrë të konsiderueshme”, tha Tanja Stanoeva- HERA.

Sipas të dhënave të HERA-s, HIV teste në vendin tonë nga fillimi i vitit deri më tani kanë bërë 1200 njerëz. Prej sot ka filluar Java evropiane e HIV testit, e cila do zgjasë deri në 28 nëntor. Me moton “Fol për HIV-in, bëje testin e HIV-it”, në 11 qytete në Maqedoni do të kryhen testime falas dhe vullnetare. Në Shkup, testi do të kryhet në qendrën për të rinj, “Dua të di”. HERA përpunoi një aplikim në celular/mobil që lejon qytetarët të informohen për HIV-in. Sipas statistikave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në tetë muajt e parë të këtij viti në vendin tonë janë regjistruar 26 raste të reja të HIV-it, duke çuar numrin e përgjithshëm në 223 njerëz të infektuar me virusin HIV. 

Lajme të ngjashme

Back to top button