Berisha: Koalicioni PDK-LDK në interes të Kosovës dhe qytetarëve

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka komentuar për koalicionin PDK-LDK, duke vlerësuar se kjo i jep fund ngërçit politik.

Arritjen e koalicionit PDK-LDK Berisha e ka përshëndetur përmes një postimi në Facebook:

“Te dashur miq, dy forcat e medha politike ne Kosove, PDK dhe LDK, arriten nje marreveshje te qeverisin se bashku vendin e tyre dhe t’i japin fund nje ngerçi te zgjatur. Me kete rast pershendes kete marreveshje, forcat politike qe e arriten ate, si interesi me i mire per Kosoven dhe qytetaret e saj dhe uroj qe institucionet e dala nga zgjedhjet te konstituohen sa me shpejt e te kene suksese ne detyrat e tyre te rendesishme! sb”,(sic), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button