Haradinaj: Blloku nuk ekziston më

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha në Obiliq se Blloku VLAN nuk ekziston më, ndërsa konifromoi se nëse ai nuk do ta marr postin e kryeministrit, AAK do të shkojë në opozitë.

“Përfundimisht Blloku nuk ekziston më. Që nga e premtja më nuk ekziston shumica që e kishim me bllokun VLAN. Ndërsa nëse AAK-ja nuk e udhëheq qeverinë, atëherë do të qëndrojmë në opozitë”, tha Haradinaj në tubimin në Obiliq, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, ai ka përsëritur disa herë se vazhdon ta pretenojë qeverisjen e Kosovës, dhe se do t sjell ndryshime në Kosovë.

Në asnjë moment nuk ka hequr dore nga ajo pozitë, duke konfirmuar në fund të takimit se nëse nuk e merr postin e kryeministrit atëhrë do të qëndroje në opozitë.

“Nuk mund t’i shash ata me te cilët ke hanger bukë mbrëmë”, tha Haradinaj, pasi u pyet për LDK-në, me ç’rast aludoi se LDK është fajtore për prishjen e bllokut, por i iku fjalëve të rënda këtë parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button