E vërteta edhe pas 100 vjet është e vështirë

Kire Naumov, kolumnë-“Nëse ju jeni mirë, atëherë, asgjë”, Utrinski Vesnik
Intervista virtual e “New York Times” me kryeministrin Nikolla Gruevski në vitin 2016.
NYT: Në Gusht të këtij vitit shënoni 10 vjet prej kur ju jeni në pushtet. A mendoni se ndonjëherë do të bini?
NG: Sigurisht. Kjo do të ndodh kur do të paraqitet një opozitë me program dhe me vizion. Në kohën e duhur nuk shoh mundësi për të ndodhur diçka e tillë.

Daut Dauti, kolumnë-“E vërteta neutral e Trocki-t për ne”, Dnevnik
Mos të gënjejmë veten, asnjë historiografi zyrtare nuk do të nxjerrë në pah ngjarjet e diskreditimit të popullit të saj. Thua duhet që Trocki nga Rusia të zbulojë të vërtetën për ne, ose historianët tanë, të çliruar nga të gjitha kufizimet, duhet të na tregojnë se çfarë ka ndodhur dikur.

Aljosha Simjanovska, kolumnë- “Qyteti në të cilin jam lindur 51… 63 … 2014”
Tani Meryl Streep për ta ftojmë në ndonjë film tonë, nuk do të kemi turp. Por, ka një rezistencë të pakuptueshme dhe kundërshtimi i disa prej qytetarëve tanë, të cilëve veprimet e tilla u janë të dyshimtë. Cila është arsyeja, vetëm Perëndia e di.

Sonja Hristovska, komenti-“Maqedonia nuk e do naftën e saj”, Dnevnik
Maqedonia ka tre liqene të mëdha dhe disa burime të pasura, dhe ndoshta mendon se ajo është e mjaftueshme për përjetë, kështu që ajo nuk tronditet nga statistikat botërore dhe prognozat e këqia. Në lum Maqedonas, njeriu nuk guxon të hyn sepse do të dalë i sëmurë.

Sotir Kostov, kolumnë-“Pastrimi i stallave të papastërta të komunizmit”, Dnevnik
Rezulton se komunizmi nuk ka pas xhelatët e kulturës maqedonase dhe të frymës së popullit. Nuk ka pas autorë të ndaluar, kurse veprat e kulturës dhe të artit nuk kanë qenë të futura në bunkerë.

Dimitar Grumar, kolumnë-“Pa bukë mundet, pa birrë assesi”, Dnevnik
I lustruam disa kriko, dhe e hodhëm veten në krizën globale. Shumë ankohemi se ne nuk kemi për bukë, e kemi ardhur këtu për të pi birrë. Nëse vdesim për bukë, a është humane të vdesim edhe pa birrë?

E hënë, 22 korrik 2013 numër 87 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button