Shtyhet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit

Kosova dhe Shqipëria do të përgatisin bashkë ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës.

Kjo ceremoni e paralajmëruar për datë 28 nëntor u shty për 16 janarin e vitit 2015, ditëlindjen e heroit kombëtar.

Këtë e deklaroi për Radio Dukagjinin, Gazmend Boletini, duke cekur se një nga arsyet e shtyrjes së ceremonisë është koha e shkurtë për përgatitjet.

“Ishte paralajmëruar 28 nëntori, Dita e Flamurit kombëtar që të dy shtetet Kosova dhe Shqipëria të organizojnë një ceremoni, mirëpo kemi qenë pak me kohën shkurt. Tjetra është se Shqipëria në agjendën kryesore e ka 70 vjetorin e çlirimit nga fashizmi./KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button