Izet Mexhiti komenton popozimin për ndryshimn e emrit të Maqedonisë

Edhe nëse bashkësia ndërkombëtare e shfrytëzon BDI-në për të gjetur ndonjë zgjidhje për kontestin rreth emrit, nuk ka asgjë të keqe në këtë ngase është në interes të qytetarëve.
Prioritet i të gjithë qytetarëve në Maqedoni është të zgjidhet ky dhe problemet tjera, ngase alternativë e vetme për ne është BE dhe NATO. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, njëherësh kryetar i Komunës së Çairit në Shkup. 

Numri dy i BDI-së e ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski ku ai thotë se nëse është e domosdoshme, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mexhiti vlerëson se qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet, të cilat viteve të fundit kanë qenë të shpeshta. Prandaj, ka shtuar ai, partia  e tij kërkon zgjidhjen e problemeve, përfshi atë të emrit, e jo të merret me zgjedhje të parakohshme. 

Mexhiti ka theksuar se për partinë e tij është i pranueshëm propozimi i fundit i ndërmjetësit Matthew Nimetz.

“Ne nuk do të pranojmë ndonjë emër që ka ndonjë parashtesë jugosllave, apo dy-tre propozime tjera që i kemi hedhur poshtë. Gjithçka tjetër është e pranueshme. Edhe Maqedonia e Epërme kemi thënë se është propozim i pranueshëm për ne”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button