Për tre ditë 26 aksidente në rajonin e Shkupit

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 26 aksidenteve të trafikut. Të premten, më 14 nëntor është kryer kontroll i gjithsej 12 aksidenteve të trafikut. Prej tyre, shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe pesë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar pesë shoferë të automjeteve udhëtuese, një bashkudhëtar dhe dy këmbësorë.

Të shtunën, më 15 nëntor, është kryer kontroll i gjithsej 11 aksidenteve. Prej tyre, tre janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më pak janë lënduar dy shoferë të automjetit motorik, një bashkudhëtar dhe një këmbësor.

Kanë ndodhur edhe tre aksidente me pasoja të lëndimeve trupore. Në njërën më së shumti lëndime ka marrë një udhëtar në autobus, në të dytën një vozitës i motoçikletës dhe në të tretën lëndime më të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Të njëjtën ditë ka ndodhur edhe një aksident me rast të vdekjes, i cili ka ndodhur në orën 16 e 20 minuta në udhëkryqin e rrugës “Mitropolit Teodosij Gologanov” dhe rr “9 Maj” në të cilën ka marrë pjesë automjeti “tuareg” me targa të Shkupit, i vozitur nga një qytetar i Shkupit, i lindur në vitin 1994 dhe këmbësori, gjithashtu qytetar i Shkupit i lindur në vitin 1998. Si pasojë e fatkeqësisë lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori i cili me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente, ku në orën 19 e 25 minuta i është nënshtruar lëndimeve. Nga ana e ekipit kontrollues të SPB-së Shkup i udhëhequr nga prokurori publik është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, automjeti është marrë për shkak të kryerjes së kontrolleve teknike dhe punohet në vërtetimin e arsyeve për shkak të të cilave ka ardhur deri te ky aksident trafiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button