Adoleshentja nga Maqedonia në grevë urie, nuk do të kthehet nga Suedia

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare nga Maqedonia, e cila duhet të ekstradohet nga Suedia, prej para dy muajve më nuk është kontaktibile.

Vajza plotësisht ka ndaluar të hajë dhe tani merr ushqim përmes sondës. Gjendja apatike e vajzës është përkeqësuar në mënyrë drastike pasi ajo dhe familja e saj nga ana e Entit suedez për migrim morën përgjigje negative dhe vendim për ekstradim në Maqedoni. Kërkesa për azil e familjes së përmendur u refuzua tre herë në instanca të ndryshme.

Mjeku Johan Blivik, i cili punon me azilkërkues në rajonin e Karlskruna, ku gjendet edhe familja nga Maqedonia, në intervistë për Radion suedeze thotë se çdo muaj dërgon shumë certifikata deri te Enti suedez për migrim në lidhje me fëmijë të cilët i nënshtrohen rreziqeve serioze për prishjen e gjendjes shëndetësore.

“Arsyeja për këtë shpesh është refuzimi i kërkesave për azil dhe vendimi për ekstradim”, thotë Johan Blivik.

Lajme të ngjashme

Back to top button