Ajri i ndotur prioritet i krijuar, Komuna e Tetovës, paralajmëron masa më të repta

Kontrolli i sistemeve të ngrohjes, oxhaqet, vendosja e një regjimi m efikas në komunikacion sidomos automjetet e rënda, rritja e kontrollit të inspektoratit të ambientit jetësorë, janë vetëm disa nga masat e paralajmëruara nga Komuna e Tetovës kundër ndotjes së ajrit, deklaron për Portalb, zëdhënësja Lume Hyseini.

Vetëqeverisja lokale në Tetovë e konsideron ndotjen e ajrit si një prioritet i krijuar që kërkon edhe pjesëmarrjen më të madhe të institucioneve dhe qytetarëve.
Duke u nisur nga prioriteti i krijuar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit ambiental, komuna e Tetovës në kontinuitet do t’i realizojë një sërë aktivitetesh duke filluar nga mbikëqyrja e inspektorëve të autorizuar të mjedisin jetësorë.

Komuna e Tetovës, parasheh përgatitjen e informatave dhe iniciativave për komisionin e shëndetësisë dhe mjedisit jetësorë për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, ku rregullisht do të shqyrtohen dhe zgjidhen problemet në fushën e mjedisit jetësorë dhe sidomos në fushën e ndotjes së ajrit ambiental.

Komuna e Tetovës do të kërkojë pjesëmarrje më aktivitete me MMJPP, Ministrinë shëndetësisë, Institutin e shëndetit publik, Qendrën për menaxhim me kriza, Drejtorinë e punëve hidrometeorologjike, gjatë çdo tejkalimi të vlerave kufitare për informim dhe alarmim.

Zëdhënësja e komunës së Tetovës thotë për Portalb se me qëllim të pengimit të rritjes së mëtejme të vlerave të polutanteve gjatë muajve të dimrit kur janë më të shpeshta episodet e rritjes së ndotjes, para së gjithash me PM10, komuna e Tetovës do t’i ndërmerr këto masa:

Kontrolle inspektuese të instalimeve në kompetencë të komunës së Tetovës (leje-B dhe elaborate të mjedisit jetësorë).

Në pajtim me Ligjin e pastërtisë publike, kryerje të kontrolleve dhe mbikëqyrjeve në kantieret ndërtimore në komunën e Tetovës lidhur me daljen e automjeteve ngarkuese nga kantieret e ndërtimit me rrota të përlyera dhe mbulimi i kamionëve tenda, nga ana e inspektorëve komunal dhe mbajtësve të rendit komunal në komunën e Tetovës,
Automjetet me leje për shpërndarje të mallit bëjnë shpërndarje në orët e mëngjesit, më së voni deri në ora 08:00.

Të përgatitet regjimi i komunikacionit për automjete të rënda ngarkimi, destinimi i fundit i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës ( shfrytëzimi i rrugëve qarkore)
Zbatimi i regjimit të veçantë të komunikacionit në qytetin e Tetovës për automjetet me përjashtim të automjeteve me destinim special, respektivisht mundësia e zbatimit të komunikacionit të riorientuar ose tek çift sipas rrugëve ditësore, për t’i ikur pjesës qendrore të qytetit.

Në vazhdë e sipër është përgatitja e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për siguri në komunikacion.

Përgatitja e propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit, me qëllim të sigurimit të bazës ligjore për vendosjen e masave nga ana e komunës së Tetovës
Kontrollimi i sistemeve të ngrohjes në institucionet administrative dhe publike ( Pajisje për djegieje ( kazanë) që ato të punojnë me regjim optimal të djegieve të paraparë me standarde dhe nëse ka mundësi kalimi i menjëhershëm në lëndë e cila gjatë djegies nuk do të lëshojë materie ndotëse.

Aktiviteti është i rregulluar me Rregulloren e mirëmbajtjes në gjendje të rregullt të oxhaqeve, pajisjeve të nxjerrjes së tymit, sistemet e ajrit, sistemet e ngrohjes ajrore dhe të ujit, shtëpizat – kazanët e nxehjes qendrore në objekte, në kapacitete industriale dhe zejtare.

“Studimi do të mundësojë përparimin e politikës së Komunës së Tetovës mbi sigurimin e tokës të destinuar për gjelbërim publik dhe përmirësimin e cilësisë, strukturave, ekologjisë, sociale, shëndetësore dhe aspekteve të tjera të gjelbërimit publik dhe pyjeve”, thotë Lume Hyseini.

Gazifikimi në Komunën e Tetovës, me ndërtimin e plotë te rrjetit primar dhe sekondar, Vendosja e sistemit në kontinuitet për mirëmbajtjen e rregullt të gypave dhe kanaleve të shporrjes së tymit dhe mbetjeve djegëse, për shkak të zvogëlimit të sasisë së nevojshme të energjisë dhe ndotjes së ajrit, konsiderohen si masa afatmesme që do ët ndërmarrë komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button