Kuti kineze ‘made in’ Kosovë

Iskra Koroveshovska, komenti-“”Fantomet” nuk duan të kthehen në Kosovë”, Dnevnik
Zhvillimi i marrëdhënieve politike krijuan një situatë, që ekspertët e kanë karakterizuar si kuti kineze apo si një minoritet në pakicë, ose ish pakica shqiptare e dikurshme në Serbi (Kosovë), tani është jo-tolerant për minoritetin aktual (Romët).

Biljana Sekolluvska, kolumnë-“Për turpin, për teveqelët”, Vest
Lustratorë, sa kushton liria, pyeste Nikolla Mlladenov. Për turpin nuk pyetet – nuk jeni përgjegjës për atë të panjohur.

Sonja Kramarska, kolumë-“Dy komitete, rezultati i ndryshëm”, Utrinski Vesnik
Po, që së pari do të përfundojë punën Komisioni për lustrim, se sa Komisionit për 24 Dhjetor. Është më lehtë për të fajësuar Sllavko Janevski, Tome Serafimovski, Bozhin Pavllovski, se për shembull, Trajko Veljanovski.

Gjorgji Spasov, kolumnë-“Lopët e shenjta për tokë të shenjtë”, Utrinski Vesnik
Si ja lejoi vetes që gjyqi, edhe pas dëgjimit që zgjati tre orë, të mos i besojë Gruevskit se dhimbja e tij shpirtërore, e fituar nga shpifja e Tito Petkovskit, vlen 15 mijë euro, e jo vetëm 10.

Darko Janevski, kolumnë-“Vetëm Brukseli mos të na qortojë”, Dnevnik
Brukseli, pasi ka vendos për të na gjetur të metat tona, do t’i gjejë. A do të jetë për Komisionin, për domatet, që assesi nuk arrijmë ti bëjmë të jenë me madhësi të barabarta, apo thjesht sepse ne kemi veshë të mëdha ose sytë ngjyrë kafe, ne duhet të jemi indiferent.

Vllado Buçkovski, kolumnë-“Nuk po ngarkohemi me zgjedhje të parakohshme”, Dnevnik
Ne jemi të bindur se programi ynë do të jetë karta ynë më e fortë për të fituar votat e qytetarëve. Është e nevojshme që të miratohet një vendim politik i fortë që ne duam të zhvillohemi.

Ognen Maleski, kolumnë-“Adresa gabuar”, Utrinski Vesnik
Madje edhe rrethi i ngushtë i vendeve mike, si Austria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia, ndonjëherë po hutohen nga lëvizjet tona, dhe presin indikacione të qarta se në cilin drejtim ne shohim zgjidhje për çështjen e emrit.

Maja Tomiç, editoriali-“Statistika nuk mund të fshin varfërinë”, Utrinski Vesnik
Pyetja që e parashtrojnë vetes qytetarët dhe ekspertët është, thua a ka domosdoshmëri ose jo, që ne duhet të aplikojmë matematika evropiane për të marrë të dhënat për varfërinë, të cilat do të janë ndërkombëtarisht të krahasueshme?

E shtunë-e diel, 20-21 korrik, numër 86 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button