Gjermani, mjeku ngatërron shiringën vdes foshnja shqiptare 10 muajshe

Studenti 31 vjeçar Helmut W., kishte ngatërruar shiringat dhe kjo i ka kushtuar me jetë foshnjës shqiptare, Skerdilajdit 10 muajsh fëmijës së Visar dhe Denisa T.

Studenti 31 vjeçar Helmut W., kishte ngatërruar shiringat dhe kjo i ka kushtuar me jetë foshnjës shqiptare, Skerdilajdit 10 muajsh fëmijës së Visar dhe Denisa T.

Kjo kishte ndodhur më 22 gusht të vitit 2011 në Klinikën e fëmijëve Bielefeld-Bethel.Për këtë vrasje të paqëllimtë Helmut W. është dënuar në tetor të vitit 2012 me një gjobë prej 1800 eurosh. Por ai ndërkohë ka ushtruar ankesë, që dënimi të mos bëhet i plotfuqishëm dhe të martën ka filluar procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Landit në Bielefeld, bën të ditur Alb info.

Studenti, që sot ndodhet para gjyqit ia kishte marrë gjakun Skerdilajdit të vogël që vuante nga leuçemia, shkuan Bild.de. Një infermiere vjen në dhomë dhe e bën gati një shiringë pa gjilpërë me antibiotik, që parandalon ndezjen e mushkërive. Këtë antibiotik duhej që e ëma t`ia jepte foshnjës përmes gojës.

Ndërkaq, këtu ndodh gabimi fatal: Helmut W., i cili vetëm katër javë më vonë do të diplomohej në mjekësi dhe do të fitonte lejen e punës në profesion mendon se medikamentin në fjalë duhet t`ia japë foshnjës përmes shiringës, me gjilpërë. Kështu ai vendos gjilpërën në shiringë dhe ia injekton foshnjës në kateterin në zonën e barkut. E ëma nuk e kupton fare se çfarë po ndodhte, pasi që ajo nuk e dinte gjermanishten.

Ajo sheh vetëm pasojën fatale të gabimit të studentit të mjekësisë: “Sekerdilajdi përdrodhi sytë dhe nxori shkume nga goja”, tregon Denisa për mediet gjermane. Foshnja ka pësuar një shok anafilaktik, ai kishte rënë në koma nga e cila nuk u zgjua më.

Gjykata në procesin e saj të vitit të kaluar kishte konstatuar se Helmut W. nuk kishte urdhër ta injektonte medikamentin. Ai duhej ta kuptonte se shiringa nuk ishte paraparë për injektim, pasi i mungonte gjilpëra. Sipas gjyqtarit, ai nuk kishte pasur njohuri konkrete lidhur me medikamentet që i jepeshin pacientit dhe nuk kishte ndërmarrë asgjë për t’u informuar.

I akuzuari u shpreh ngushëllimin e tij prindërve me fjalët: “Më vjen keq për gjithçka”. Gjykata e pati dënuar atë në tetor të vitit 2012 me 120 ditë pune nga 15 euro. Ndërsa tani rreth fatit të tij do të vendosë Gjykata e Apelit

Lajme të ngjashme

Back to top button