Rama: Biseda me Vuçiç ishte e vështirë (Video)

Kryeministri Rama gjatë pyetjeve të gazetarëve në Beograd në një bashkëbisedime që ende vijon ka deklaruar se bisedimet mes dy delegacioneve kanë qënë jashtëzakonisht të vështira.

“Biseda me Vuçiç ishte e vështirë por e hapurdhe e drejtëpërdrejtë. Nuk pati asnjë presion ndërkombëtar për takimin me Vuçiç. Presioni u ushtrua mbi palën serbe. Pas konferencës për shtyp diskutuam me kryeministrin Vuçiç. Nuk do të pengohem të shkoj në Luginën e Preshevës” tha Rama në takimin me gazetarët.

I pyetur për vizitën e tij të nesërme në Preshevë, Rama tha se është normale që për shqiptarët e Luginës të kërkojë ato të drejta që kërkohen për serbët në Kosovë.

“Çështja është tek qasja. Ka një shqetësim të shprehur dhe të përsëritur lidhur me vizitën e nesërme ne Presheve. Sigurisht ne besojmë që nuk është aspak e ekzagjeruar, përkundrazi është mëse normale që ne të kërkojmë popullin shqiptar në Preshevë, ato standarde që kërkohen për serbët ne Kosovë, dhe nëse për serbët në Kosovë është përcaktuar një kornizë jashtëzakonisht e artikuluar dhe me standard realisht shumë të larta për të garantuar përfaqësinë për të garantuar identiten, sigurisht që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shqiptarët e Preshevës”, tha Rama./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button