Përgatitja e trupit për dimër

Muajt e dimrit sjellin ditë të shkurtuara, më pak ushqim të freskët dhe rreziqe të ndryshme për shëndetin e organizmit. Edhe pse tingëllon si e panevojshme, është e rëndësishme që të përgatiteni fizikisht dhe mentalisht për muajt e ftohtë që na presin.

Vitaminat janë të rëndësishme

Letargjia dimërore është një çrregullim i zakonshëm sezonal ku shfaqen simptomat e ngjashme me depresionin. Studimet kanë treguar se rritja e konsumimit të disa vitaminave mund të ndihmojë në ruajtjen e humorit të mirë.

Rritni konsumin e peshkut yndyror për shkak se ai është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe D. Nëse nuk jeni adhurues i peshkut, kërkoni këto vitamina në formën e suplementeve. Gjithashtu, merrni vitaminat B ose multivitaminat të cilat do t’ia ofrojnë trupit tuaj një sasitë mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve.

Mos harroni të pini ujë

Hidratimi adekuat i trupit në muajt e dimrit është kyç për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor.

Gjatë verës, ditët e ngrohta na detyrojnë ta rrisim konsumin e ujit, por kjo nuk ndodh shpesh gjatë dimrit, kështu që shumë njerëz harrojnë për rëndësinë e konsumit të ujit.

Mungesa e ujit në organizëm dhe dehidratimi shumë shpejt do të vërehen në pamjen tuaj, sidomos në lëkurë e cila do të bëhet e thatë dhe e dëmtuar.

Kaloni kohë në natyrë dhe qëndroni aktivë

Për shumë njerëz, dimri nënkupton relaksim dhe kohë të lirë, për shkak se nuk është lehtë të dalësh jashtë dhe të qëndrosh aktiv kur është ftohtë.

Megjithatë, për ju është e nevojshme që ta mundni të ftohtin dhe sa më shpejt të dilni në ajër të pastër dhe t’i bëni aktivitetet që ju pëlqejnë.

Me rroba dhe këpucë të ngrohta, të përshtatura për kushtet e motit të dimrit, do ta zvogëloni rezistencën ndaj qëndrimit në natyrë gjatë dimrit.

Mos e nënvlerësoni diellin

Ritmi ynë cirkadian është përcaktuar kryesisht nga ekspozimi në rrezet e diellit, gjë që është arsyeja që mund të ndryshojë gjatë dimrit.

Edhe pse ekspozimi juaj ndaj diellit do të zvogëlohet, është e nevojshme të mbrohet lëkura, sepse rrezet e diellit janë po aq të dëmshme si dimrit ashtu edhe verës.

Studimet kanë treguar se ekspozimi ndaj diellit gjatë muajve të dimrit mund të përmirësojë humorin dhe t’i lehtësojë simptomat e  çrregullimeve afektive sezonale.

Ruani jetën tuaj sociale

Komunikimi është një pjesë e rëndësishme e shëndetit mendor. Mos lejoni që vetëm për shkak se është ftohtë të mos merrni pjesë në tubimet me miqtë dhe familjen.

Shoqërimi gjatë dimrit mund të ketë kënaqësi të veçanta. Kjo mund të jetë dalja në kinema, për çokollatë të nxehtë apo luajtja e lojërave sociale.

Është vërtetuar se njerëzit të cilët kanë një jetë të pasur sociale, kanë një rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut  dhe depresioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button