Interi me të vjetrën, Roma fiton

Interi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Hellas Veronas, duke luajtur barazim 2-2 në San Siro, ndërsa Roma ka mposhtur Torinon 3-0.

Luca Toni shënoi në minutën e 10 për t’i dhënë epërsinë Hellas Veronas. Maurito Icardi me dy gola përmbysi rezultatin në 2-1, dhe kur po mendohej se Interi po arrinte një fitore të rëndësishme, ishte Lopez që barazoi në fund të ndeshjes, për t’ia përkeqësuar situatën dhe më shumë Interit.

Në anën tjetër, Roma ka lënë pas humbjen nga Bayerni në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në Olimpiko Torinon, me rezultat 3-0.

Torosidis, Keita dhe Ljajic, shënuan për Romën, e cila mbetet në pozitën e dytë me 25 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button