Presheva mirëpret kryeministrin e Shqipërisë

Presheva sot është zgjuar me atmosferën, frymën e vizitës së Edi Ramës, ku fotografia e tij shihet në të gjithë qytetin duke filluar nga gjimnazi “Skenderbeu”, në qendër të qytetit, pranë komunës e deri në sheshin e dëshmoreve të UÇPMB-së, citon “Presheva Jonë”.

Nesër në orën 11:00 Kryeministri do të pritet nga homologu serb Aleksander Vuçiç në Pallatin Serbia, me të cilin do të bisedojë kokë më kokë, takim që do të pasohet nga ai i dy delegacioneve. Ndërsa të martën do të jetë edhe me shqiptarët e Luginës.

Lajme të ngjashme

Back to top button