Rikthehet Adelina Ismajli, lanson këngën e re (Video)

Ylli i muzikës argëtuese shqiptare, Adelina Ismajli, ka lansuar këngën e saj të re “Karma”, me të cilën ajo ka vendosur të rikthehet në skenën muzikore të vendit.

Kënga vjen si me artistin G4shi, ndërsa është xhiruar në New York. G4shi është një prej artistëve shqiptarë më të respektuar në Amerikë që njihet për talentin e madh për hip hop. Ai ka realizuar disa projekte të suksesshmë në Amerikë.

Kënga është punuar nga L.O.N një producent shqiptar në Holandë, ndërsa i takon një stili të përzier mes popit, por ka edhe hip-hop, e folklor shqiptar.

Ky projekt e rikthen Adelinën në skenën muzikore shqiptare, pasi ajo gjatë verës nuk publikoi asnjë projekt muzikor e vendosi të vijë me diçka këtë vjeshtë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button