Miss Earth Kosovës nuk i lëshohet viza për në Filipine

Miss Kosova 2014, Kaltrina Neziri nuk do të marrë pjesë në Miss Earth 2014, dhe kjo për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Shkak për këtë mos pjesëmarrje është mos konfirmimi i dhe mos dhënia e vizës për bukuroshen tonë, e cila kështu s’do të përfaqësojë Kosovën në Filipine.

“Me keq ardhje ju njoftoj se për shkak të vizës nuk kam mundësi të udhëtoj për në Filipine të përfaqësoj Kosovën në Miss Eardh 2014, më vjen shumë keq që bashkë me ju jetojmë në një shtet të tillë. Turp”, ka shkruar Kaltrina në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button