Thirrje për organizimin e një marshi masiv studentor

Organizata “Plenumi studentor” në Ditën ndërkombëtare te studenteve më 17 nëntor, do të organizojë marsh masiv studentor me anë të së cilit, sipas tyre, studentët do ta shpalosin qëndrimin e tyre për reformat e paralajmëruara në arsimin e lartë në lidhje me testimin ekstern.

Marshi studentor ka për qëllim bashkimin e studentëve në Maqedoni, potencimin e problemit rreth mos-përfaqësimin e Parlamentit Studentor në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodi në Shkup dhe nxitjen e aktivizmit studentor.

“Në këtë drejtim “Plenumi studentor” u bën thirrje të gjithë studentëve që përmes këtij marshi ta shfaqin mos-pajtueshmërinë e tyre me reformat e paralajmëruara në arsim. Vlerësojmë se mbrojtja e të drejtave të studentëve nuk është vetëm nevojë –por edhe obligim për çdo student! Andaj, të paraqitemi në këtë marsh dhe ti mbrojmë të drejtat tona, me këtë të tregojmë se studentët nuk janë një masë pasive e cila ka vetëm një qëllim, atë të marrjes së një letre të quajtur diplomë, por se janë të vetëdijshëm dhe pjesëmarrës aktiv në një shoqëri “ thuhet në kumtesën e organizatës “Plenumi studentor”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button