Shkup, një grua është therur me thikë nga bashkëshorti

Në rrugën “Maksim Gorki” në Shkup, dje në orën 17:30 një grua është therur me thikë, pas çka urgjentisht është dërguar për mjekim në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Nga MPB-ja sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pas grindjes midis burrit dhe gruas Gj.D. (55) dhe M.D. (55) që të dy nga Berova. Bashkëshorti me thikë i ka shkaktuar lëndime gruas në pjesën e kraharorit, pas çka ka ikur.

Policia ende është në kërkim dhe ka ndërmarrë masa për gjetjen e bashkëshortit.

Lajme të ngjashme

Back to top button