Mustafa nga Lugina: Ramën do ta presim si kryeministrin tonë

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka dhënë një deklaratë vetëm dy ditë përpara se Edi Rama ta vizitojë Beogradin, duke thënë se Rama në Preshevë do të pritet si kryeministër i vendit.

Media serbe “Kurir” lidhur me këtë deklaratë të Mustafës, ka shkruar se një fjalë e tillë përbën “skandal diplomatik”.

“Vizita e kryeministrit Rama në Preshevë do të jetë e hapur dhe do të jetë e drejtpërdrejtë me popullin, sepse krerët e vendit janë takuar me qindra herë, por populli është i interesuar që të prekë kryeministrin dhe të presë mesazhet që do t’i japë në sheshin kryesor para qytetarëve, që do të dalin me një entuziazëm të madh, duke e konsideruar Edi Ramën si kryeministrin e tyre”, shkruan Kurir.

Ragmi Mustafa ka shtuar se Beogradi zyrtar po bën përpjekje që të pengojë vizitën e kryeministrit shqiptar në Preshevë, duke e treguar qartë urrejtjen edhe në incidentin në stadium.

Serbia nuk sheh si “provokator” vetëm Mustafën, por edhe liderin e LPD-së, Jonuz Musliun, kryetar i Kuvendit të Bujanovcit, lidhur me deklaratën e tij se Serbia duhet të kishte njohur referendumin e vitit 1992 në Preshevë, kur preshevarët vendosën që Lugina të jetë e Kosovës./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button