Socialistët francez kërkojnë mision vëzhgues të PE-së në Maqedoni

Partia Socialiste Franceze në pushtet (SPF) kërkon nga BE-ja që të dërgojë mision vëzhgues të Parlamentit Evropian në Maqedoni, ndërsa nga OSBE-ja ta përforcojë misionin e saj.

Kjo, siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Parisi, qëndron në kumtesën zyrtare të publikuar në ueb faqen e SPF pas takimit të zëvendëskryetares së LSDM-së Radimila Sheqerinska me Sekretarin e parë të Partisë socialiste franceze Zhan-Kristof Kamabadelis dhe Sekretarit kombëtar për Evropën, Filip Korderi, me ftesë të të cilit ajo qëndroi në Paris.

Bisedat që janë zhvilluar në Paris i janë dedikuar “situatës me demokracinë në Maqedoni”, vetë kumtesa është titulluar “Maqedonia: demokracia nuk mund të jetë fjalë boshe”, ndërsa më tej shtohet “ecja mbrapa e demokracisë së vendit nga arritja e kryetarit aktual të qeverisë Nikolla Gruevski, janë shqetësuese për shkak të shumë gjërave: pengimi i lirive të shtypit, kontrolli i mediave dhe institucioneve, frikësimi i funksionarëve, presionet ndaj drejtësisë, propagandë në mendimin publik” thuhet në kumtesën e SPF të publikuar në Internet faqen e saj.

Shtohet se “opozita nuk është në mundësi tërësisht ta kryejë punën e saj dhe të jetojë në demokraci në Maqedoni, në mungesë të qasjes deri te mediat”.

Këto “kthime mbrapa” sipas kumtesës, janë “konstatuar” edhe nga raporti në etapa i Komisionit Evropian, si dhe në raportet e ndryshme të OSBE-së.

“Respektimi i shtetit ligjor dhe demokracisë janë në zemrën e vlerave tona demokratike dhe themeli i BE-së, para së cilës Republika e Maqedonisë ka parashtruar kërkesë për pranim. Ato janë kërkesa për popujt dhe shtetet, me ç’ka janë të obliguara pa përjashtim” – shtohet mëtej në kumtesën e SPF.

Në fund thuhet se Partia Socialiste Franceze ” është shumë e shqetësuar nga pengesat e demokracisë dhe vendosjen në pikëpyetje të shtetit ligjor në Republikën e Maqedonisë.

Me ç’rast nga partia politike franceze në pushtet është dërguar kërkesë deri te Bashkimi Evropian të dërgojë një mision vëzhgues të Parlamentit Evropian në Maqedoni, dhe nga OSBE-ja ta përforcojë misionin e saj.

Interesante është se në kumtesën e Partisë Socialiste Franceze përdoret emri kushtetues i vendit tonë – Republika e Maqedonisë apo vetëm Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button