Musliu: Rruga jonë drejt Prishtinës dhe Tiranës

Kryetari i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu ka deklaruar se Qeveria e Serbisë duhet të pranojë statusin e anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Mendvegjës.

Kryetari i komunës së Bujanocit si dhe kryetari i ardhshëm i këshillit kombëtar të shqiptarëve, Jonuz Musliu ka deklaruar se Qeveria e Serbisë duhet të pranojë statusin e anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Mendvegjës, si dhe referendumin e vitit 1992, i cili i jep të drejtë komunave në jug të Serbisë t’i bashkohen Kosovës.

“Kjo do të jetë një zgjidhje e kënaqshme,” ka thënë ish-komandanti i UÇPMB-së, i cili ka ndaluar së foluri për Politikën, me kusht që të flas në gjuhën amtare, me ndihmën e përkthyesit, transmeton RTK.

Musliu është angazhuar për të respektuar luftëtarët e UÇPMB-së, në mënyrë që t’u pranohet statusi i luftëtarit, të integrohen në shoqëri si dhe t’u pranohen vlerat për të cilat kanë luftuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button