Fatmir Besimi komenton takimin e radhës së Greqisë dhe Maqedonisë për emrin

Çdo iniciativë për takim të ri është një hap më afër deri te zgjidhja e çështjes së emrit, deklaroi zv/kryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi duke komentuar paralajmërimin për raundin e ri të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë që do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork.

“Çdo iniciativë dhe çdo takim është hap para në zgjidhjen e çështjes së emrit, besoj se çdo hap në drejtim të ballafaqimit të argumenteve është në dobi të Maqedonisë dhe integrimit. Vetëm në këtë mënyrë mund ti afrojmë pozicionet dhe të arrijmë në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, deklaroi Besimi.

Ambasadori Italian Ernest Beleli, thotë se Italia ka dëshirë të madhe ta shohë Maqedoninë sia anëtare e Unionit, dhe ajo që dëshiron ta bëjë tani, është që të përkushtohet në zgjidhjen e problemeve të cilat janë adresuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian.

Beleli theksoi se edhe pse Komisioni Evropian deklaroi se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Unionit, Maqedonia mund ta fillojë procesin zyrtarë që ta përshtat legjislativën e sajë me atë evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button