LSDM: Kemi dëshmi që për tre ditë Gruevski do të detyrohet të dorëhiqet

Partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM ka dëshmi që Nikola Gruevski për tre ditë do të detyrohet të jap dorëheqje.

“LSDM (Lidhja Socialdemokrate Maqedonase) posedon dëshmi, që pas prezantimit të tyre në opinion, kryeministri Nikola Gruevski do të duhet që në afat prej tre ditëve të jap dorëheqje, ndërsa Maqedonia do të turpërohet nga ato, për shkak se bëhet fjalë për dëshmi që janë të ndjeshme dhe prekin deri tek marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një tribunë të mbajtur mbrëmë në Manastir.

Ai arsyetoi vendimin për bojkotin e Parlamentit si dhe pesë kërkesat e opozitës, ndër të cilat është formimi i qeverisë teknike dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.

“Nëse ne nuk kemi sukses politikisht, nuk e meritojmë të udhëheqim opozitën. Do të jetë shumë i fuqishëm besimi tek dëshmitë dhe argumentet që posedojmë ne”, deklaroi Zaev.

Blloku opozitar ka nisur organizimin e tribunave me qytetarët, me ç’rast janë paraparë 16 prej tyre në disa qytete të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button