Komisioni për financim dhe buxhet, debaton sot për mjetet e organeve shtetërore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për transport, lidhje dhe ekologji si dhe komisioni ligjdhënës – juridik. Komisioni për financa dhe buxhet do të debatoj rreth Propozim – ligjit për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore dhe ndryshimet dhe plotësimet për Ligjin për përdorimin dhe disponimin me mjetet e organeve shtetërore, të dy në lexim të parë.

Në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë, të dy në lexim të parë.

Komisioni për çështje të zgjedhjeve edhe emërimeve duhet ti konfirmojë propozim-vendimet për plotësimin e Vendimit për themelimin e grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e vendeve tjera, për plotësimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve – anëtarëve të Këshillit nacional për euro integrime, për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për dhënien e çmimit shtetëror “Goce Delçev”.

Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje edhe ekologji, duhet ti shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujëra, të Ligjit për shitje dhe dhënien nën qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste në Republikën e Maqedonisë, të dy në lexim të parë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rrugë publike, të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, të Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacion rrugor dhe hekurudhor, të Ligjit për lundrim të brendshëm dhe të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, të gjitha në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button