Maqedoni, të rinjtë dëshirojnë të hapin biznes, por…

Edhe pse hulumtimet tregojnë se shumica e të rinjve dëshirojnë të punojnë në administratën publike se sat ë fillojnë biznesin e tyre , disa prej tyre thonë se dëshirojnë të kenë kompaninë e tyre por këtë hap do ta bënin vetëm me një biznes plan të mirë dhe që do të garantojë sukses.

„Më mirë një kompani private dhe nuk do të varesh nga askush”.

“Vetëm për atë që do të mund të ketë sukses tek ne, përndryshe nuk do të guxojë”, deklaruan qytetarët e anketuar për REL.

“Që të rinjtë të fillojnë biznesin e tyre interes ka por ekziston frika nga mungesa e informative dhe sigurisë se do të ketë sukses”, deklaroi Zoran Ilievski nga Koalicioni i organizatave joqeveritare “Tani”.

“Numri i të rinjve që në vend të parë kanë punësimin në administratë dita ditës po ritet. Si prioritet të dytë kanë punësimin në sektorin e biznesit ndërsa prioritet të tretë hapjen e biznesit”, deklaroi Mile Boshkov nga Biznes Konferenca e Maqedonisë.

Sipas tij Qeveria duhet të mendojë masa për të inkurajuar të rinjtë të krijojnë plane për biznes personal

Lajme të ngjashme

Back to top button