Strugë, bojkotohet mësimi shkaku i ngrohjes

Për shkak të mungesës së drunjtëve dhe naftës për ngrohje në disa shkolla fillore në Strugë nga sot është ndalë mësimi. Prindërit alarmojnë dhe njoftojnë se nuk do t’i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë deri sa të zgjidhet problemi i ngrohjes.

“Prej sot e në vijim nuk do të zhvillohet procesi mësimorë. Kjo do të vazhdojë kështu deri sa të sigurohet nafta për ngrohje. Sapo të zgjidhet ky problem ne do i sjellim fëmijët në shkollë”, tha kryetari i këshilli të prindërve në shkollën fillore “Josip Broz Tito”, Krste Bunçeski për Nova.

Është turp që ne shekullin 21 në Struge të moës ketë ngrohje në shkolla, tha Jovan Mitrevski nga LSDM. Ai shtoi se shteti duhet të reagojë dhe me ndihmën e rezervave shtetërore të pajisen me naftë shkollat.

Nga ana tjetër, Komuna e Strugës njofton se tenderi për furnizimin me naftë është përfunduar dhe në ditët në vijim pritet që nafta të shpërndahet në shkolla dhe mësimi të zhvillohet në gjendje normale.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button