Xhaka ra në sy të Milanit, kërkojnë ta blejnë

Milani interesohet për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Lajmin e kanë konfirmuar dje mediat italiane, të cilat raportojnë se lojtari, i cili aktivizohet në Zvicër me Bazelin, pëlqehet nga trajneri Filipo Inzagi.

Xhaka është një titullar i padiskutueshëm te kampionët në fuqi të Zvicrës, ndërkohë që së fundmi është bërë pjesë e rëndësishme e Shqipërisë. Mesfushori u bë edhe më i famshëm në ndeshjen ndaj Serbisë, teksa mbrojti flamurin shqiptar që u valëvit në fushë me një dron.

Sipas “tuttosport.com”, pritet që së shpejti dy klubet të futen në bisedime dhe Milani të blejë kartonin e 23-vjeçarit. Xhaka ka dalë nga akademia e Bazelit, ndërsa një sezon ka luajtur për Grasshopersin. Ai mund të bëjë disa role në fushë, por më tepër shquhet në aspektin defensiv.

Mesfushori është aktivizuar me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, ndërkohë që zgjodhi Shqipërinë për t’u përfaqësuar me Kombëtaren A. Taulanti është vëllai i Granit Xhakës, lojtarit shqiptar të përfaqësueses së Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button