7 Ushtrimet që do të transformojnë trupin tuaj (FOTO)

Por mos harroni qe edhe pse ato janë te thjeshta dhe ju ndihmojnë për te djegur sa me shume kalori, ato janë te pamjaftueshme për te arritur qëllimin tuaj. Krahas atyre ju duhet te konsumoni ushqime te shëndetshme dhe te flini rregullisht gjumë.

Nëse arrini te bëni sa me sipër, mos kërkoni te bëni ushtrime te tjera, këto janë te mjaftueshme.

ushtrime 2

1. Kërcimet me litar. Kërcimi me litar është relativisht i lehte dhe nuk kërkon pajisje apo vende te posaçme. Kërcimi me litar është nga ushtrimet qe djeg me shume kalori. Për ta bere me argëtuese, kërceni se bashku me fëmijët tuaj.

ushtrime 3

2. Ulje-ngritjet. Ky lloj ushtrimi, përveçse djeg shume kalori, shërben për te forcuar muskujt gluteale dhe përfshin një numër te konsiderueshëm muskujsh. Avantazhi i ketër ushtrimeve lidhet me atë se ato mund te kryhen edhe ne kushtet e shtëpisë, si dhe ne çdo moment te lire te ditës.

ushtrime 4

3. Pompat. Janë nga ushtrimet me te vështira dhe si te tilla, njerëzit përgjithësisht i anashkalojnë. Ka lloje te ndryshme qe ushtrojnë muskuj te ndryshëm, ndaj përcaktoni atë qe ju pëlqen me shume dhe mundohuni qe te mos ju bëhen te mërzitshme. Këto lloj ushtrimesh kane një efekt pozitiv ne te gjithë aparatin kardiovaskular. E rëndësishme është qe te bëhen te sakta.

ushtrime 5

4. Përkuljet mbi këmbë. Ky lloj ushtrimi angazhon një numër te madh te muskujve te këmbëve. Rekomandohen te kryhen çdo dite nga 3 deri ne 10 seri ne dite. Edhe këto mund te kryhen ne ambientin e shtëpisë, kështu qe nuk ka vend për justifikime.

ushtrime 6

5. Noti. Është një nga sportet dhe ushtrimet me te mira dhe te bukura njëkohësisht. Është ne gjendje te vere ne lëvizje një numër shume te madh muskujsh, organesh dhe grup organesh, duke mundësuar forcimin e muskujve, përmirësimin e kapacitetit aerobik, përmirësimin e gjendjes se sistemit kardiovaskular.

ushtrime 8

6. Vrapimet. Shpesh here kemi folur për vlerën e vrapimit ne natyre. Vrapi është ne gjendje te veproje jo vetëm ne nivel te shëndetit fizik, por edhe ne atë mendor. Ne mëngjes do te ishin me e mira gjë qe mund te bënit për shëndetin tuaj.

ushtrime 9

7. Çiklizmi është ne gjendje te përmirësojë forcën e këmbëve tuaj, te krahëve, te shpinës. Po kështu edhe shume sisteme organesh, përfshi atë kardiovaskular dhe aerobik.

Lajme të ngjashme

Back to top button