Policia serbe i vërsulet Bogdanovit

Ivan Bogdanov po kërkohet nga autoritetet e sigurisë serbe.
Huligani që u fut në fushë në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor, Ivan Bogdanov, nuk ka lënë askund gjurmë pas këtij takimi.

Blic raporton se ai është duke u kërkuar nga policia serbe, duke qenë një nga synimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Bogdanov u fut në fushë me disa huliganë të tjerë, duke dashur të sulmojë futbollistët tanë.

Ai njihet si një nga huliganët më të mëdhenj në Evropë, teksa famën më të madhe e bëri kur dogji flamurin kombëtar shqiptar në stadiumin e Genoas në Itali.

Lajme të ngjashme

Back to top button