Turqia e akuzon Gjermaninë: Jeni islamofobë!
Turqia është përgjigjur me zemërim në paraqitjen e një karikature në Gjermani që paraqet presidentin turk si një qen. Për këtë është thirrur në takim ambasadori gjerman për të shpjeguar rastin.
Në Baden Wuerttemberg Recep Tayyip Erdogan u paraqit në një karikaturë në formën e qenit në kolibe.
“E dënojmë fuqishëm paraqitjen në një libër shkolle karikaturën e presidentit tonë të respektuar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.
Një gjë të tillë Turqia e ka marrë si “islamofobi” dhe mesazh për “të gjithë turqit që jetojnë në Gjermani”.
Në të kaluarën Erdogan ka qenë pjesë e karikaturave të ngjashme dhe për këtë arsye është dënuar me 30 vjet burg një karikaturist në Turqi.