Çair – 615 fëmijë janë bërë synet falas

Me rastin e natës së madhe të Kadrit, Komuna e Çairit, ne bashkëpunim me komunën e Osmangazit nga Bursa dhe shoqatën “Ensar”, kanë shtruar një iftar te përbashkët. Me këtë rast janë bërë synet  615 fëmijë. 

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti nuk nguroi të përcjell lutje për një të ardhme më të mirë . 

“Të nderuar prindër të fëmijëve të cilët janë pjesë e këtij organizimi, e këtij projekti për të cilin jemi mbledhur këtu , arsyeja kryesore dhe tjetra se është nata e madhe e Kadrit ku ne së bashku me delegacionin e Osmangazit bëmë një iftar të përbashkët bëjmë një lutje të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe afrimin e dy komuniteteve këtu dhe në dy shtetet Maqedoni – Turqi”, tha Mexhiti.

Fëmijët e synetuar janë nga vende të ndryshme të Maqedonisë.

“615 fëmijë janë bërë synet disa prej tyre janë nga Shkupi, Shtipi, Radovish, Strumicë, Vallandovë, Prilep dhe kështu me rradhë”, shprehet kryetari i shoqatës Ensar, Sulejman Baki.

Ky eveniment fetar pretendon të bëhet traditë pasi nga viti në vit realizohet në mënyrë sa më madhështore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button