Zjarri djeg pronë me vlerë prej 600.000 eurosh

Zjarrin e ka shkaktuar një bujk në vendin e quajtur “Krasta” në fshatin Pçinjë të Kumanovës, i cili ka djegur kashtë duke tërhequr me traktor një gomë të djegur, dhe kur e ka parë se era e fortë e ka përhapur zjarrin në fushat për rreth dhe në deponinë e plastikës së vjetëruar, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Zjarri ka djegur mbi 800 tonë plastikë të vjetëruar që është planifikuar të përdoret për prodhimin e karburanteve. Pronari i repartit për prodhimin e karburanteve nga plastika Llazar Tanevski thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën prej 600.000 euro, ndërsa prona nuk është e siguruar, njoftoi portali Kumanovonews.

Zjarri ka djegur pesë vetura, një trafo stacion, gjashtë shtylla druri, dy objekte, 11 cisterna me karburante, vreshta, 2.000 ballë me kashtë dhe dhjetëra hektarë me kashtë dhe bar të thatë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button