Pini lëngje të nxehta për t’u freskuar

Mit urban apo fakt shkencor: është e vërtetë që nëse pi lëngje të ngrohta në verë freskohesh? Shkencëtarët thonë se të djersish është mënyra me e mirë për të qëndruar i freskët.

Nëse ju jeni një prej atyre miliona vetëve që preferojnë një gotë me lëng të ftohtë në vend të një filxhani çaji në një ditë të nxehtë vere lexoni me kujdes: shkencëtarët thonë se një pije e nxehtë do t’u freskojë më shumë se një pije e ftohtë, transmeton DW.

Por si funksionon kjo? Sipas profesor Peter McNaughton, neuroshkencëtar pranë Universitetit të Kembrixhit, konsumimi i pijeve të ngrohta rrit temperaturën e trupit, i cili më pas fillon të djersijë. Nervat që ndodhen në gojë përgjigjen menjëherë ndaj pijeve të ngrohta duke stimuluar prodhimin e djersës. E më pas djersa freskon trupin dalëngadalë.

Uji avullon shumë shpejt nga lëkura dhe kur avullon uji atëherë trupi freskohet. Por ka diçka. “Djersa do të fillojë, ose do të shtohet, vetëm në rast se trupi është i nxehtë,” – thotë Dr Christopher Gordon, ekspert në termo rregullimin e trupit të njeriut në Universitetin e Sidneit. “Gjatë kohës që njerëzit pijnë pijet e ngrohta ata do të ndjejnë akoma më shumë nxehtësi, por freskinë do ta ndiejnë më pas.”

Lajme të ngjashme

Back to top button