Shteti do të subvencionojë fluturime drejt Spanjës dhe Norvegjisë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përgatit dokumentacion për thirrje të re për zgjedhje të kompanisë ajrore me buxhet të ulët e cila me subvencione do të krijojë katër destinacione nga aeroporti i Shkupit, drejt Spanjës dhe Norvegjisë, si dhe linjë direkte nga aeroporti i Ohrit deri në metropolin evropian. Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, sipas planeve të Ministrisë me portofol, pritet të shpallet thirrje edhe për zgjedhjen e transportuesit ajror kombëtar.

“Do të kërkojmë katër destinacione të reja nga Shkupi drejt Spanjës dhe Norvegjisë dhe një destinacion nga Ohri. Do të shkojmë sërish me subvencione, me çfarë vlere do të jenë këtë do ta shohim, në kornizë është 5 milionë euro në tre vitet e ardhshme. Kushtet në përgjithësi janë shumë të ngjashme si rruga paraprake. Me këtë do të mundësohen linja të reja për qytetarët e Maqedonisë, por gjithashtu edhe rritje e numrit të udhëtarëve”, deklaroi sot ministri i Transportit Mile Janakievski.

Sipas tij, qëllimi është që fluturimet drejt Spanjës dhe Norvegjisë të fillojnë nga muaji qershor ose më së voni nga muaji shtator i vitit të ardhshëm, ndërsa përveç këtyre destinacioneve do të shqyrtohen edhe të tjera. Me subvencionimin e kompanisë direkte ajrore nga Ohri, tregoi Janakievski, do të shfrytëzohen kapacitete të Aeroportit të Ohrit.

“Kapaciteti i aeroportit në Ohër ende nuk është shfyrtëzuar deri në fund. Dëshirojmë që në periudhën e ardhshme aeroporti i Ohrit të mbijetojë dhe të ketë linja direkte nga Ohri drejt qendrave evropiane, para së gjithash për zhvillim të turizmit”, tha Janakievski.

Ai potencoi se bëhet fjalë për thirrje të re në të cilin “Viz Eir”, kompania ajrore e cila me subvencione nga Qeveria realizon fluturime nga Maqedonia, do të ketë përparësi në lidhje të të interesuarve të tjerë. “Kjo do të jetë thirrje për destinacione të reja dhe shumë e ngjashme me të kaluarin, ashtu që çdo kompani ajrore do të mund të paraqitet. Asnjëra nuk do të ketë përparësi, por të gjitha do të marrin pjesë sepse bëhet fjalë për një pako të re. Në përgjithësi nuk do të ketë kurrfarë përparësi kompania e tanishme ajrore e cila operon nga Maqedonia”, tha Janakievski. Sipas tij, Këshilli për furnizime publike deri të premten duhet të deklarohet për dokumentacionin për ripërtëritje të thirrjes për zgjedhje të kompanisë konsulltuese për vendosjen e transportuesit ajror kombëtar. Nëse Këshilli jep mendim pozitiv javën e ardhshme, thirrja do të shpallet, informon Janakievski.

Lajme të ngjashme

Back to top button