Mediat e huaja nuk kanë interes për Televizionet e Maqedonisë

Struktura e pronësisë në mediat e Maqedonisë është problematike. Aktualisht nuk ka asnjë medium në këtë vend që është mbi baza komerciale. Dikur ajo ishte televizioni A1, thonë njohësit nga fusha televizive në vend. Për Stole Naumovin, gazetar dhe ish-anëtar i Këshillit të Radiodifuzionit, struktura e pronësisë së mediave është e pafavorshme.

Duhet të ketë një pronësi transparente ndaj mediave. Nuk mundet që secili që dëshiron, të ketë medium të vet. Situata është e ngjashme si ajo me bankat. Nuk mund çdonjëri të posedojë një bankë. Për të parandaluar përqendrimin e pronësisë së mediave te personat e njëjtë, duhet të insistohet që pronarët e mediave të jenë gazetarë“, thotë Naumovi.

Unë mendoj se gazetarët duhet të jenë pronarë të mediave, në qoftë se duam të kemi një gazetari cilësore në to. Derisa isha kryeredaktor i televizionit A1, kërkoja nga Velija që një pjesë të pronësisë të transferonte mbi disa gazetarë për të pasur një besnikëri, një liri dhe një mbrojtje më të madhe për të si pronar i televizionit nga ana e politikanëve. Ai nuk i dëgjoi fjalët e mia“, thotë Çomovski.Ai shton se bosët e mëdhenj mund të financojnë mediat, por nga ana tjetër, ata mund të kenë interesat e tyre që janë në kundërshtim me interesin publik. Pronësia e mediave është problematike dhe për një nga laureatët e gazetarisë së Maqedonisë, Aleksandar Çomovski.

Për Aco Kabranovin, është shumë e rëndësishme se kush janë pronarët e televizioneve.

Unë nuk besoj në qëllimet e asnjë biznesmeni se ai dëshiron të bëjë një televizion, i cili do të punojë në mënyrë komerciale. Televizioni nuk ka qenë biznesi i tyre kryesor, por ai është një mbështetje për bizneset e tjera dhe për të marrë përfitime nga pushteti. Ky pushtet është veçanërisht dorëlëshuar ndaj pronarëve të televizioneve, të cilët janë të gatshëm t’ia japin pushtetit shtëpitë mediale“, thotë Kabranov.

 Struktura e pronësisë së televizioneve nacionale vendase në Maqedoni

Televizioni Pronari i shumicës së aseteve Pronarët e pakicës së aseteve
Sitel Monteko (100%)  
Kanal 5 Vanja Gavrilovski (100%)  
Telma Makpetroll (100%)  
Alfa Alfa Skop SHPK (100%)  
Alsat M VEVE Grup SHPK(99%) Ferik Velija (1%)

Burimi: Agjencia për audio dhe shërbime audio-vizuale

Për pronësinë në televizionet e Maqedonisë, kemi kërkuar një deklaratë edhe nga Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë për audio dhe shërbime audio-vizuale, por edhe pas disa premtimeve në 20 ditët e fundit, ai nuk na ka dhënë komentin e tij.

Televizionet në rajon në pronësi të magnatëve të mediave të huaja

Për dallim nga Maqedonia, pothuajse të gjitha televizionet nacionale në rajon kanë tërhequr kompani të huaja nga industria e mediave, të cilat u sigurojnë mjaftë financa dhe pavarësi të mjaftueshme në informim.

Kështu në Kroaci, Nova TV është në pronësi të Central European Media Enterprise, një kompani nga Holanda, veprimtaria kryesore e së cilës është menaxhimi me mediat në Evropën Lindore. Aksionet e kësaj kompanie janë në bursën e Nju Jorkut dhe atë të Pragës. Të ardhurat e kësaj kompanie janë rreth një miliardë eurosh në vit dhe ka 5.000 të punësuar. Kanali i dytë në Kroaci është në pronësi të grupit RTL (74%), ndërsa kapitali tjetër është në pronësi të firmës vendase Agrokor.

Pronarët e mediave në Kroaci

Mediumi Pronari Shumica e kapitalit
Nova TV Central European Media Enterprise E huaj (Holandë)
RTL RTL group + Agrokor E huaj

Në Slloveni, pronar i televizionit të parë komercial në ish-Jugosllavi, Kanal A dhe televizionit më të popullarizuar POP TV është Central European Media Enterprise, e njëjta kompani që posedon televizionin më të shikuar kroat.

Pronarët e mediave në Slloveni

Mediumi Pronari Shumica e kapitalit
POP TV Central European Media Enterprise E huaj (Holandë)
Kanal A Central European Media Enterprise E huaj

Në Bullgari, si pronarë të televizioneve kombëtare vendase paraqiten tri kompani të mëdha evropiane dhe botërore të mediave. Kështu kanali News 7 është në pronësi të rrjetit amerikan satelitor CNN, ndërsa Central European Media Enterprise nga Holanda (pronari i televizioneve më të shikuara në Kroaci dhe Slloveni) e posedon BTV-në. Pronari i televizionit Nova TV në Bullgari është Modern Times Group nga Suedia.

Pronarët e televizioneve komerciale bullgare

Mediumi Pronari Shumica e kapitalit
TV7 CNN E huaj
BTV Central European Media Enterprise E huaj
Nova Modern Times Group E huaj

 

Në Serbi, situata me televizionet është edhe më interesante, sepse atje si pronar i mediave më të shikuara më parë ishte grupi i famshëm botëror televiziv Fox të magnatit amerikan Rupert Murdoch. Ai në vitin 2006 për koncesion në nivelin ndërkombëtar i ka fituar pronarët më të mëdhenj të mediave në Ballkan, Central European Media Enterprise dhe RTL. Por, më vonë u komplikua situata e tregut të mediave me miratimin e një ligji, sipas të cilit, një aksionar i shumicës së aseteve në televizion nuk guxon të jetë një person i huaj. Pas kësaj, Rupert Murdoch i ka shitur aksionet e tija një kompanie të Qipros. Nga televizionet e tjera serbe, B92 është në pronësi të një kompanie greke, ndërsa Pink TV është me një kapital vendas serb.

Pronarët e mediave në Serbi

Mediumi Pronari Shumica e kapitalit
TV i pare “Nova Broadcasting” +  “Warraner Limited” serbe
B92 Astonko serbe

Dy televizionet e tjera kombëtare në Serbi Hepi TV dhe TV Avalla kanë pak ndikim në tregun e Serbisë. / Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button