Erdogan e pa një klient duke pirë cigare, gjobitet kafeneja në Stamboll
Një kafene në Stamboll është gjobitur me 2,680 dollarë të hënën pasi Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan i bërtiti njërit prej klientëve të kafenesë në fjalë nga rruga, pasi e pa teksa pinte cigare dhe kërkoi që biznesi të gjobitej.
Pamja e Erdoganit duke ia drejtuar gishtin duhanpirësit derisa turma kureshtare e mbledhur shkrepte fotografi, ka nxitur kundër-reagime në mediat sociale, ku kundërshtarët e tij politikë po e shohin këtë si një dëshmi shtesë të natyrës vazhdimisht e më autoritare.
“Për këtë ndëshkohesh”, ka bërtitur Erdogan shouted, duke bërë me gisht kah kati i dytë i kafenesë.
“Ai person i pasjellshëm, shikojeni atë. Presidenti po i bërtet atij (për të mos pirë cigare) por ai ende po vazhdon”, u ka thënë Erdogan ndihmësve të tij teksa vazhdonte të shëtitej nëpër lagjen Esenler pas një ceremonia për ndërtesat qeveritare të dielën.
E ndaj kësaj ngjarjeje, një përdorues i Twitterit shkroi: “Pirja e duhanit është më e shëndetshme se fashizmi”, duke përdorë një hashtag drejtuar presidentit: “#cigaret nuk janë më të dëmshme se ju”.
Kritikët e Erdoganit, një mysliman i devotshëm me rrënjë në politikën islamike, akuzojnë atë se po ndërhyn në jetën private të njerëzve.
Pirja e duhanit në hapësira të mbyllura publike është e ndaluar në Turqi./ Koha.net