Soda e bukës dhe pastërtia

Soda e bukës ka një sërë vetish, por ndoshta shumë pak dihen lidhur me rolin e saj për pastërtinë.

Nëpërmjet sodës së bukës mund të garantohet një pastërti maksimale e sobës së gatimit. Mjafton të hidhni pak pluhur sode në pjesën që ka nevojë për pastrim dhe hidhini sipër pak ujë të nxehtë. Lëreni në gjendje të lëngësht për rreth një orë dhe më pas duke kaluar një leckë të thjeshtë do të shikoni se pastrimi do të jetë shumë më i thjeshtë. Këshillohet gjithashtu që përmes sodës të pastrohen edhe pjesët prej porcelani, pasi ka rol shumë të rëndësishëm për të zhdukur shenjat dhe mbetjet kalkare.

Soda është shumë e mirë edhe për të pastruar tapetet, mjafton që ta përhapni në mënyrë uniforme mbi tapet dhe ta lini në ajër të pastër për 24 orë. Pas kësaj shkundeni disa herë dhe do të shikoni që tapeti juaj do të jetë më i pastër. Gjithashtu një lugë sodë buke e hedhur në çdo larje të lavatriçes, parandalon formimin e kalkareve. Ndër të tjera një masë e vogël sode në frigorifer zhduk erërat e ushqimeve që ndodhen në të. Një tjetër mënyrë që ndoshta nuk e dinit për përdorimin e sodës, është se duke e hedhur një majë luge në një vazo me ujë ku keni vendosur lule, ato do të rezistojnë të freskëta më shumë, pasi soda luan rol antiparazitar kundër parazitëve të bimëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button