Mos i bën dhjetë gjëra!

Mos i bën dhjetë gjëra që të mos i dëgjosh dhjetë gjëra tjera:

Mos u inkuadro në atë që nuk të intereson, sepse atëherë do ta dëgjosh atë që nuk të pëlqen!

Mos fol atëherë kur je i hidhëruar, sepse atëherë do të dëgjosh atë që do të ta shtojë hidhërimin!

Mos e lavdëro mendjemadhin, sepse atëherë prej tij do të dëgjosh atë që do të të zhvlerësojë!

Mos dysho në atë që nuk të sulmon, sepse atëherë prej tij do të dëgjosh atë që do t’i shtojë dhembjet!

Mos ia shpreh hidhërimin tënd injorantit, sepse atëherë prej tij do të dëgjosh atë që do ta zmadhojë mllefin!

Mos e këshillo atë që nuk të vlerëson, sepse atëherë prej tij do të dëgjosh fjalë mospërfillëse!

Mos i ligjëro atij që është i devijuar, sepse prej tij do të dëgjosh fjalë përqeshëse!

Mos ua thuaj dy njerëzve që janë në konflikt atë që edhe më shumë do t’i hidhërojë, sepse atëherë do të bëhesh i treti në konflikt!

Mos ia përmend gruas tënde të mirën që ia ke bërë përderisa ajo është e hidhëruar, sepse atëherë prej saj do të dëgjosh vetëm mohim të të gjitha gjërave!

Mos ia argumento kujdestarinë fëmijës tënd të padëgjueshëm dhe injorant, sepse atëherë prej atij do t’i dëgjosh fjalët prej të cilave do të hidhërohesh e më pas do të dëshiroje që të mos e kishe lindur asnjëherë…!

Lajme të ngjashme

Back to top button