Jankullovska në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Monako

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i Zyrës për Sigurim Publik Mitko Çavkov, prej sot e deri të mërkurën do të marrin pjesë në Asamblenë e 83-të të Përgjithshme të Interpolit në Monako, e cila mbahet nën moton “Parndalimi i kriminalitetit – 100 vjet bashkëpunim ndërkombëtar policor “.

Jankullovska përmes fjalimit të saj në mënyrë të drejtpërdrejt do të participojë në panel diskutimin e dytë kushtuar “Përforcimi i bashkëpunimit policor përmes legjislacionit, politikave, teknologjisë, dhe teknikave të punës.”

Në panelet tjera, kumtoi sot Jankullovska do të diskutohet edhe për “Evolucionin dhe ekspanzimin e organizuar të bashkëpunimit policor”, “100 vjet në luftë kolektive kundër kriminalitetit transnacional”, “Ndërtimi i institucioneve më të forta për bashkëpunim policor ndërkombëtar dhe kombëtar”, “Kërcënime bashkëkohore kriminale dhe sfida të reja në bashkëpunim policor “dhe”  Bashkëpunimi me sektorin publik dhe privat -. partneritete të reja për një botë më të sigurt”.

Në Asamblenë e Përgjithshme do të marrin pjesë ministra dhe funksionarë të lartë të policisë nga mbi 100 vende anëtare të Interpolit.

Lajme të ngjashme

Back to top button