BE nuk i njeh zgjedhjet e separatistëve në lindje të Ukrainës

Zgjedhjet e liderëve separatistë në lindje të Ukrainës janë pengesë për paqen dhe Bashkimi Evropian nuk do t’i njohë ato, ka thënë shefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
“’Zgjedhjet’ e sotme ‘presidenciale dhe parlamentare’ në ‘Republikën Popullore’ të Donetskut dhe Luhanskut janë një pengesë në rrugën drejt paqes në Ukrainë. Votimi është ilegal dhe jolegjitim, dhe Bashkimi Evropian nuk do ta njohë atë”, ka thënë Mogherini në një deklaratë pasi rebelët pro-rusë zgjodhën udhëheqësinë separatiste.

Zgjedhjet e hershme lokale në pajtim me ligjet e Ukrainës, siç është paraparë me marrëveshjen e Minskut, ishin “mjetet legale dhe legjitime në rikthimin e mandatit demokratik të autoriteteve lokale në këto pjesë të Ukrainës”.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që të punojnë drejt këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button