Zvicër, “Tifozët Kuq e Zi” fluturojnë një dron brenda selisë së UEFA-s (Foto)

Një dron i telekomanduar nga “Tifozët Kuq e Zi” është futur sot në selinë e UEFA-s në Nyon për t’i kujtuar kësaj të fundit, dhunën e pandëshkuar të ushtruar mbi Kombëtaren shqiptare nga serbët.

Kanë qënë shqiptarët e Zvicrës por edhe nga vende të tjera, ata që kanë organizuar sot protestën e tyre të paralajmëruar para këtij institucioni, kundër vendimeve që ajo mori ditët e fundit ndaj Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe, raporton Oranews.

Protesta ndaj UEFA-s është nxitur nga fakti se racizmi dhe dhuna në stadiumin “Partizani” të Beogradit ndaj Kombëtares shqiptare nuk u mor fare parasysh dhe për to askush nuk u ndëshkua, qoftë edhe moralisht.

Dron brenda selisë së UEFA-s 1

Protesta në Nyon - Tifozat kuq e zi

Lajme të ngjashme

Back to top button