Daçiç: Shqipëria ka bllokuar Serbinë në NATO

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka akuzuar Shqipërinë se ka bllokuar Serbinë në nënshkrimin e Planit Aksional për Partneritet Individual në NATO (IPAP).

“Serbia me NATO-n është harmonizuar për programin IPAP. Kjo i ka kaluar të gjitha instancat dhe atëherë Shqipëria ka paraqitur vërejtje, gjegjësisht ajo na ka ndalur… Nuk mund të kërkohet nga Serbia që të jemi konstruktiv, dhe çka tash Shqipëria po aktron në kuptimin e NATO-s”, tha sot Daçiq, në konferencën e rregullt për shtyp në Beograd, transmeton REL.

Sipas Daçiç, Serbia ka patur vullnet politik për tu bërë pjesë e aleancës ushtarake perëndimore, por se këtë e ka bllokuar Shqipëria.

Ivica Daçiç ka shtuar se vizita e Ramës në Beograd do të shërbejë për “normalizmin e marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe atij serb”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ndersa Serbet na okupuan, na vranè , na dhunuan,na masakruan , na fyejn , na injorojne , si dhe plote poshtèrime qe nuk nimèrohen dotè…
    Andaj , mos e mendo o Dacic se Shqiptaret jane Naiv dhe Ti do te lujash Shah …

Back to top button