Titaniku që mbyti shqiptarë

Në shkulmin e dallgëve, që mbulonte trans-oqeanikun fatkeq, mes morrisë së shumë popujve të ndryshëm ishte edhe një familje shqiptare e cila copëtohej në dallgët e akullta. 

Të dhënat e kësaj ngjarjeje në vijim janë të marra nga revista “Ylli” e Shqipërisë e cila tregon për fatin e dibranëve Jusufi. Historia në fakt është shkruar shumë vite më parë në faqet e shtypit shqiptar. Për këtë  shumë studiues shqiptar kanë pyetur veten dhe kanë gjetur dokumentacione përkatëse në Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin e shtetit të Shqipërisë. 

Familja Jusufi ishin nisur nga Dibra e Madhe që të mbërrinin në një vend, ku u kishin thënë se i priste një “lumturi e pafund”, një nga ato të cilat nuk kishin mundur ta arrinin në vendin e tyre, që ende ishte i varfër, nën Perandorinë Osmane. Në prill të vitit 1912, shumë shqiptarëve u shkonte ndërmend që të braktisnin atdheun e tyre. 

Kështu,Ibrahim Jusufi-babai, Hane Jusufi-nëna, Gjergj Jusufi-djali dhe Marie Jusufi-vajza e tyre, nisin me “Titanikun” gjigant mes 485 personave nga të gjitha viset e botës, që do ti çonte në vendin e parajsës. Në këtë tragjedi, shpëton Marie Jusufi dhe babai i saj Ibrahim Jusufi, e cila më pas ka rrëfyer për tmerrin që kishte parë në fëmijërinë e saj, në natën e akullt të prillit të vitit 1912.  

I ati i saj sipas revistës “Ylli” kishte kohë që kishte vdekur, por vajza e tij e cila tanimë ka ndërruar jetë, në moshë të thyer në Kanada ka treguar hollësisht rreth kësaj tragjedie dhe dëshira e saj e fundit ka qenë që të tregohet gjithçka rreth asaj nate.”O Zot ndihmo fëmijët ? mi”,ishin këto fjalët e nënës sime Hanes e cila mundohej të na shpëtonte ne fëmijëve nga dallgët e mëdha të asaj nate, ka deklaruar Maria. Në listën e gjatë të pasagjerëve të Titanikut ka pasur edhe emra të shqiptarëve të tjerë , ka qenë emri i njëfarë Jusuf Fazliu për të cilin nuk dihet asgjë. 

Poashtu më pas në listën me germa “C”, vijon një familje e tërë prej katër vitesh me mbiemrin Kaçiç. Që të gjithë Kaçiçët e Titanikut nuk kanë arritur të shpëtojnë. Ka pasur edhe mbiemra grek , bullgarë , rumunë, serbë, kroatë të cilët kanë përjetuar momentet e fundit të jetës së tyre, vetëm pak çaste, pasi anija , te e cila kishin aq besim u përplas me malin e akullt që po zbriste nga errësirat e Veriut, thuhet në dokumentin e arkivit.

“Nuk ishte e lehtë që të dallosh në morinë e mijëra të mbyturve emrat e një familjeje të thjeshtë shqiptare. Youssef Georges, Youssef Brahim, Youssef Hanne, Youssef Maria, kështu i kanë transkriptuar nëpunësit e shoqërisë së lundrimeve pasaportat e ndërlikuara   të familjes sime” është shprehur kështu Marie Jusufi.

 Babai, Gjergj Jusufi dhe Hane Jusufi, nënë e bir janë viktimat e tragjedisë , ndërsa babai dhe vajza vazhduan të jetojnë për tu treguar të tjerëve ankthin e pafund të mbytjes së anijes gjigande. Mali i akullt nuk ka dashur t”ia dijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button