Më 2 nëntor, protestë mbarëshqiptare para UEFA-s

Më datë 2 nëntor para selisë së UEFA-s në Nyon të Zvicrës pritet të mbahet një protestë e shqiptarëve që jetojnë ne diasporë në kërkim të revidimit të vendimit për humbje prej 3-0 që iu akordua Shqipërisë javë më parë.

UEFA vendosi javë më parë që të dënojë Shqipërinë me disfatë prej 3-0 për ndeshjen ku lojtarët shqiptarë u dhunuan ndaj Serbisë.

Por, tashmë po vijnë reagimet më të reja nga shqiptarët në mërgim.

Sipas një paralajmërimi nga Tifozat Kuq e Zi, më saktësisht nga Artim Elmazi dhe Denion Ndrenika, u bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve që më 2 nëntor të dalin para selisë së UEFA-s dhe të protestojnë që të ri-shikohet vendimi ndaj kombëtares, i cili konsiderohet i padrejt, transmeton Telegrafi.

Kjo protestë do të jetë paqësore, gjithmonë sipas atyre që e kanë thirrur këtë protestë.

Lajme të ngjashme

Back to top button