Ratifikohet marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve me Serbinë

Parlamenti i Maqedonisë, në suaza të mbledhjes së 19-të sot i ratifikoi Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë për njohje reciproke të patentë shoferëve, si dhe Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë për siguri sociale. Deputeti Vlladimir Gjorçev theksoi se dobi nga marrëveshja për njohje reciproke të patentë shoferëve do të kenë qytetarët.

“Marrëveshje të këtilla Republika e Maqedonisë ka nënshkruar me Spanjën, Shqipërinë dhe me disa vende të tjera, por me disa shtete nga rajoni i EJL-së nuk pati nënshkruar marrëveshje të këtilla, ndërkaq atje shtetasit tanë udhëtojnë më shumë. Për këtë arsye do të bëja thirrje që më tepër të koncentrohet në këto vende”, tha Gjorçev.

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë për siguri sociale përfshin përcaktim të pensionit të moshë, familjar dhe invalidor, sigurim shëndetësor të punëtorëve dhe shfrytëzuesve të pensioneve, si dhe anëtarëve të familjeve të tyre, të drejtë të kompensimit në të holla në rast papunësie dhe të drejtë të shtesës për fëmijë. Marrëveshje të llojit të këtillë deri më tani Maqedonia ka arritur me Kroacinë, Turqinë, Slloveninë, Bullgarinë, Gjermaninë, Çekinë, BeH-në, Holandën, Poloninë, Belgjikën, Luksemburgun, Kanadanë, Australinë… Në fazë të iniciativës për marrëveshje të llojit të këtillë janë me Shqipërinë, Sllovakinë, Suedinë, Francën dhe Hungarinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button