Tuna kërkon ndihmë për Florimin!

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna, faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘facebook’, e ka shfrytëzuar për të kërkuar ndihmë për djalin me emrin Florim, i cili ka nevojë për ndihmën tonë. Tuna kërkon ndihmën e gjithë qytetarëve që Florimi të mund ta vazhdojë jetën e tij.

Këngëtarja e njohur shkupjane Altuna Sejdiu-Tuna, kësaj radhe nuk ka paralajmëruar ndonjë këngë të re e as nuk ka lënë mbishkrim për të treguar rreth koncerteve e veshjeve të saj.

Tuna në ‘Facebook’, ka lënë një mbishkrim ku kërkon ndihmën e gjithë qytetarëve për Florimin, djalin i cili ka nevojë për transplantim të veshkës. “Sapo e mora një mesazh për Florimin, i cili ka nevojë për ndihmën tonë. Gjendja e tij është e rëndë dhe transplantimi i veshkës i pashmangshëm.”, shkruan këngëtarja, duke shtuar. “Raste të tilla ka shumë në shoqërinë tonë, por për ata që kanë mundësi, të bëhemi bashkë, sepse vetëm bashkë për njëri-tjetrin mund të shpëtojmë jetë. T’i ndihmojmë Florimit. Të gjithë për njërin, njëri për të gjithë”, përfundon Tuna mbishkrimin e saj. Ndërkaq ajo ka lënë edhe një mbishkrim ku tregon se ‘Fenix Tour’ është i gatshëm të ndihmojë. Bashkohuni edhe ju me ta./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button