Prishtinë, nesër protestë në Qendrën e Studentëve

Trajtim më njerëzor, rritje të pagave dhe kthim nën menaxhmentin e Qendrës Studentore, janë kërkesat e punëtorëve të shoqatës sindikale “Omi-Impex”, të cilët nesër kanë paralajmëruar se do të fillojnë ditën me protestë pranë Qendrës së Studentëve për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre. shkruan Indeksonline.

Madje ata paralajmërojnë grevë, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Punëtoret e ‘Omi-Impex’ janë të angazhuar në mirëmbajtjen e objektit në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Protesta do të mbahet në konviktin numër 5, në Qendrën Studentore të UP-së ku të gjithë punëtorët do të mblidhen aty e do të qëndrojnë gjatë tërë ditës duke mos i kryer detyrat e veta. Protesta do të fillojë në orën 08:00 dhe do të zgjasë vetëm gjatë ditës së nesërme.

Lajme të ngjashme

Back to top button