Trafikimi i qenieve njerëzore: Nga kosovarët, i kosovarëve, për kosovarët

Kanë ikur ditët kur rrjetet e shkathëta, tranzicionale, kriminale transportonin kamiona plot femra nga Evropa Lindore për të punuar si prostituta në Kosovë për një klientelë kryesisht ndërkombëtare. Sot, shumica e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë janë të lindura aty; pra, janë edhe mashkujt që i shfrytëzojnë. Dhe derisa autorët e krimit mund të jenë ende ligjërisht të klasifikuar si kriminelë ‘të organizuar’, në realitet janë plejadë kaotike e ndërmarrësve tinëzar të nivelit të ulët.

Ligjet e furnizimit dhe nevojës e qeverisin çdo treg, duke përfshirë seksin e paguar. Në vitet menjëherë pas Luftës së Kosovës në 1997-1999, vendi ishte i përmbytur me mijëra polic ndërkombëtar, paqeruajtës, administratorë dhe punëtor të ndihmës. Shumë prej tyre ishin larg bashkëshorteve dhe femrave të tyre dhe me kuleta të trasha plot para.

Ishte rreth asaj kohe që raportet e pjesëmarrjes së komunitetit ndërkombëtar në tregun e seksit të pasluftës në Bosnje dhe Hercegovinë filluan të shfaqen. Jo vetëm se supozohej se paqeruajtësit e OKB-së dhe policia ndërkombëtare ishin konsumatorë të rregullt të tregut të mishit njerëzor (duke përfshirë ata që kishin pikërisht për detyrë t’i japin fund këtij tregu), disa edhe u akuzuan për luajtje të një roli aktiv në procesin e trafikimit. Kërkesa për seks ishte e lartë në prezencën ndërkombëtare të atëhershme të Bosnjes, dhe rrogat e tyre ndërkombëtare siguronin që ata të mos jenë aq nazeli për çmim. Tregu reagoi në përputhje me rrethanat. Femra të pambrojtura nga vende si Moldavia, Ukraina dhe Rumunia u joshën kah Bosnje dhe Hercegovinë me premtim të punëve si kamariere, dhe e gjetën vetën si mall shtesë në zinxhirin e furnizimit seksual.

Nuk duhet të jetë e befasishme atëherë, kur modeli u përsërit në Kosovë. Në 2004, Amnesty International lëshuan një raport të zymtë në industrinë e seksit të Kosovës që në atë kohë lulëzonte. Dha detaje se si në 1999 një “treg lokal të shkallës së ulët për prostitucion” u transformua brenda një nate në një “industri të shkallës së lartë të bazuar në trafikim kryesisht e udhëhequr nga rrjete të krimit të organizuar”, me arritjen e 40,000 anëtarë të KFOR. Shtëpitë publike u hapën afër bazave gati menjëherë. Raporti vazhdoi duke cekur se ndërkombëtarën përbënin 20 përqind të bazës së klientëve të industrisë në Kosovë. Raporti gjithashtu ceki se, sikur në Bosnje e Hercegovinë, po përfshiheshin policët e OKB-së në trafikim, me rasti i parë duke u raportuar në 2000 dhe zyrtarë të lartë duke u përzier.

UNMIK kuptoi që ishte afër ballafaqimit me një skandal serioz dhe përpiloi një listë të lokacioneve “të ndaluara” të cilat personeli e kishin të ndaluar t’i frekuentojnë. Shumica e këtyre vendeve ishin kafene dhe klube të natës. Siç ndodhi në Bosnje dhe Hercegovinë, shumë viktimave të trafikmit njerëzor në Kosovë u premtuan punë si kamariere. Në një farë mënyre, atë e morrën. Kafenetë dhe klubet ku ato ‘punonin si kamariere’ shërbyen si tregjet e industrisë së seksit, ku viktimat mund të (dhe u detyruan të) i reklamonin mallërat e tyre intime.

Kosova ka ndryshuar dramatikisht që nga atëherë. Deri sa situata është stabilizuar, prezenca ndërkombëtare është shuar më shumë. Stabilizimi e ka ngritur edhe rendin e ligjit. Kosova nuk është më “parajsa e banditëve” që një herë u tha se ishte. Si rezultat, kriminelët tranzicional kanë ikur për tregje më fitimprurëse dhe me kontrollë policore më të dobët.

Por kërkesa për seks me nji hedhje paraje nuk është zhdukur në Kosovë. Deri vonë, shumica e tregut të seksit vazhdoi të operonte në kafene dhe klube.

Duke folur nga zyra e tij, drejtori i drejtoratit të Policisë së Kosovës kundër trafikimit të qenieve njerëzore Major Arben Paçarizi shpjegoi se si këto kafene bashkëpunonin, duke i shkëmbyer viktimat nëpër lokalet e njëra tjetrës çdo gjashtë muaj që t’i frenojnë hetimet e drejtoratit.

Situata ndryshoi kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale u fut në funksion. Tani kur inspektorët e ministrisë së punës i bëjnë kontrolla financiare kafeneve dhe klubeve, shiqojnë edhe për viktima të mundshme të trafikimit njerëzor, e jo vetëm për shkelje të ligjit të punës.

Deri sa kjo iniciativë e ka larguar prostitucionin dhe trafikimin nga vendet e hapura të Kosovës në një shkallë të lartë, ka pasur efekt negativ pasi që e ka detyruar tregun të thellohet më tej në botën nëntokësore të krimit – duke e bërë edhe më të vështirë për policinë.

Sot, shumica e viktimave të trafikimit në Kosovë janë të mbajtura dhe të shfrytëzuara në shtëpitë e tyre private. Ndryshe nga homologët e tyre para 12-15 viteve, këto viktima janë kryesisht kosovare. Dhe janë shumë më të reja se paraardhëset e tyre.

Zëvendës Ministri i Brendshëm Sasha Rasic, burri në krye të mbikqyrjes së strategjisë kombëtare kundër trafikimit njerëzor, më tha se 50 përqindshi i viktimave të trafikimit në Kosovë sot besohet të jenë në moshën 14 deri në 18 vjeçare. E njejta grupmoshë përbënte 13 përqind të viktimave në mes të 2001 dhe 2013. Ky ndryshim në demografika është vetëm maja e një trendi shqetësues.

Major Paçarizi shpjegoi se si trafikuesit operojnë sot. Janë zakonisht operacione të kryera nga vetëm një person, por ndonjëherë një grup i vogël kriminelësh bashkëpunojnë, që i çon mbi pragun 3-personësh që nevojitet për t’i klasifikuar ligjërisht krimet si ‘të organizuara’. Sado persona që janë, operacionet e tyre janë larg nga ato të 37 personave të akuzuar për shfrytëzimin e 21 vikimave moldave të trafikimit në një rrjet që u shtri në pesë kafene të Gjakovës në 2012.

Në të kaluarën, rekrutuesit (individët që gjenin viktimat e trafikimit), trafikuesit (ata që i sjellin viktimat me anë të mashtrimit apo forcës në një lokacion të ri për t’u shfrytëzuar) dhe makroja (personat që ndihmojnë shfrytëzimin e viktimave) ishin zakonisht persona të ndryshëm. Sot, përfitimi i zvogëluar për trafikuesit, si dhe forca policore të përmirësuara që përfituan me shtuarjën e shumë objekteve të intelegjencës, e kanë bërë jopraktike edhe financiarisht edhe logjistikisht që trafikuesit të punojnë në rrjete kaq të gjëra. Tani, shpreshherë, të trija rolet performohen nga i njejti individ.

Rekrutimi sot zakonisht bëhet nëpërmjet internetit. Një trafikues e kontakton një vajzë të pambrojtur duke i ofruar ose punë, bashkëjetesë, ose që të dyja në një qytet të madh – zakonisht në Ferizaj, Pejë, Prishtinë dhe Prizren. Shumicën e kohës, në muajin e parë pas arritjes së vajzës situata është shtëpiake dhe e këndshme.

Pas atij muaji të parë, çdo gjë ndryshon. Trafikuesi fillon të detyrojë viktimën e tij të futet në prostitucion. Detyrimi zakonisht merr formën e shantazheve, tha Paçarzi: ose emocionale, duke i kërkuar viktimës të ndihmojë për të paguar si ‘çift’; ose fizike, duke e kërrcënuar që do ta publikojë një video të turpshme të viktimës. Disa trafikues e përdorin kërrcënimin me dhunë fizike.

Pasi që tregu u largua nga kafenetë dhe klubet drejtë shtëpive private, trafikuesit tani mbështeten në rrjete të besueshme të klientëve. Këtyre klientëve, të cilët sipas njohurisë së Paçarizit paguajnë mesatarisht 30 deri në 50 euro për vizitë dhe shërbime të viktimës, u ipen numra të telefonit mobil dhe u thuhet që të mos e ndajnë me askënd. Viktimave pastaj u ipet telefoni dhe pritet nga to që të shërbejnë si agjente të prenotimeve të veta, duke marrë thirrje nga klientët dhe duke caktuar termine.

Duke u munduar që t’i ikin përpjekjeve të Major Paçarizit për mbledhje të intelegjencës, trafikuesit zakonisht i ndërrojnë këta numra çdo disa muaj. Por, jo të gjithë trafikuesit janë kaq të mençur. Disa prej tyre edhe i reklamojnë shërbimet e viktimave të tyre në media sociale. Një trafikues është ndjekur penalisht në bazë të dëshmive të mbledhura nga Facebook.

Por procesi i mbledhjes së intelegjencës nuk është i lehtë për oficerët që hetojnë trafikimin në Kosovë. Turpi social në lidhje me prostitucionin bën që shumë viktima të mos flasin kurrë pa inkurajim. Edhe qytetarët e zakonshëm shpeshherë janë ngurrues të raportojnë aktivitete të dyshimta.

Major Paçarizi nuk mund të ipte shumë detaje mbi metodat e drejtoratit për mbeldhje të intelegjencës nga frika e që do t’i bëj të papërdorshme më. Tha se raportet e personave të humbur zakonisht çojnë drejtë zbulimit të shtatë deri në nëntë viktima në vit: “Kur e shoh se vajza të reja janë të humbura, hulumtoj”.

Puna e drejtoratit shpeshherë përfshinë ndjekjen e personave apo të dhënave të gabuara. “Dua të hetoj çdo pjesë të intelegjencës, pa marrë parasysh sa kushton”, tha Paçarizi. Çmimi nëse nuk e bëjnë këtë do të ishte më i madh se që mund ta përballonte ndërgjegja e tij.

Edhe kur të dhënat gjenerojnë intelegjencë të fuqishme, nuk do të thotë domosdoshmërisht që pasohen me dënim. Nga 52 rastet që drejtoria po i heton aktualisht, Paçarizi vlerëson se më pak se dhjetë do të rezultojnë në akuza.

Përkundër vështirësive, arrestimet janë rritur në vitet e fundit. 91 arrestimet e bëra në 2013 për krime të trafikimit njerëzor ua kalojnë larg 11 arrestimeve të 2003-tës. Nuk do të thotë kjo se problemi është rritur tetë-fish në dekadën e fundit. Në fakt, Zëvendës Minstri Rasic më siguroi se legjislacione dhe infrastrukturë e duhur janë vendosur që të mundësojnë hetimin dhe ndjekjen penale të këtij fenomeni relativisht ende të ri në Kosovë.

Megjithatë, Major Paçarizi, oficerët e të cilit janë në vijën e parë të luftës kundër trafikimit, refuzon të jetë i vetëkënaqur: “Kriminelët gjithmonë do të jenë një hap para nesh”, pranoi ai.

Burimi: Kosovo 2.0

Lajme të ngjashme

Back to top button