BDI-ja do të duhet të paguajë që të kthehet në pyll

Goran Mihajllovski, kolumnë-“Beteja te Hanioti”, Vest
Së shpejti do të fusin licenca për ulje në hije. Këto licenca do të kenë një qëllim të dyfishtë në buxhet. Së pari, ato 1,600 njerëz për të cilët NP “Makedonski shumi” dha shpallje, do të duhet të jetojnë nga diçka. Së dyti, e po tani BDI nuk do të jetë në gjendje aq lehtë të kthehet në pyll. Do të duhet së pari të paguajnë.

Biljana Sekullovska, kolumnë- “Vdekja e shkurtër e popullsisë homoseksuale”, Vest
Siç është e njohur, të gjithë joqeveritarët që jetojnë nga donacionet e huaja, kanë tag – Agjenti i huaj dhe duhet që vullnetarisht të paraqiten nën këtë titull. Emër që mund të kuptohet dhe spiunazh të huaj.

Gjorgji Spasov, kolumnë-“Evgenij Zamjatin për zgjedhjet”, Utrinski Vesnik
Pse mendon se budallallëku është i keq? Po të edukoheshe dhe nxiste marrëzia për shekuj me radhë, po si dhe mençuria, ndoshta prej saj do të dilte diçka e jashtëzakonshme dhe e vlefshme.

Ognen Maleski, kolumnë-“Hekurudha binare-ngushtë ose hekurudhë e shpejtë”, Utrinski Vesnik
Brenda reales dhe të mundshmes, diplomatët dhe politikanët kanë një radhë opsionesh: 
prej zgjidhjes së plotë të çështjes së emrit, deri në zgjidhje të përkohshme ose të pjesshme.

Nina Nineska-Fidanoska, kolumnë-“Këshilltarët kapitalë për politikë kapitale”, Utrinski Vesnik
A thua qeverisë i nevojiten të huajt për ta këshilluar, pa marrë parasysh nëse  ata janë persona megapopular që kanë kaluar shkallët më të larta në shtete të fuqishme, apo janë ekspertë të provuar?

Gjorgji Misajllovski, kolumnë-“Kodrat e Kranjit”, Utrinski Vesnik
Diplomacia nuk është injorante. Nuk kemi përcaktuar një konsensus të brendshëm politik, që në fakt e dobëson pozitën tonë. Nuk kemi alternativa për në BE, e posaçerisht për NATO, që është mirë.

Darko Janevski, kolumnë-“Rimorkio dhe bretkosa e komunistëve të Cërvenkovskit”, Dnevnik
Ish-Jugosllavëve papritmas ju bë shumë e rëndësishme identiteti kombëtar maqedonas. Dhe tani po e dinë që identiteti do të rrëzohet nëse zbulohen spiunët.

E shtunë/ e diel, 03-04 gusht 2013, numër 97 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button